Pejë, 14 Nëntor 2014
Me datën 13.11.2014 rreth orës 21:51, në rr.” Luigj Gurakuqi “ në Gjakovë dy persona të maskuar, kishin hyrë në dyqanin “DPT Korabi” pronë e viktimës V.M.(1979).
Njëri nga të dyshuarit, kishte qenë i armatosur me armë zjarri (pistoletë), i cili nën kërcënimin e armës, ka kërkuar nga viktima para.
Pasi viktima kishte kundërshtuar, i dyshuari kishte plagosur viktimën me një plumb në këmbën e majtë, duke i shkaktuar plagë me gjakderdhje. Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Në vend të ngjarjes, kanë dalur njësitet policore (patrulla, hetimet, krimteknika) si dhe ambulanca. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë dhe i njëjti ka lëndim të lehtë trupor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestarë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të hetimeve.