19.1.2015, Ferizaj
Hetues të sektorit rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar mbrëmë të dyshuarit: Q. V. (19 vjeçar) dhe A. K. (18 vjeçar), me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘grabitje e mbetur në tentativë’.
Ngjarja ka ndodhur dje në filialin e Western Union, i cili ndodhet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Të dyshuarit, të cilët në tërësi e kanë pranuar veprën, me maska dhe nën kërcënimin e revoles (lodër), kanë kërkuar paratë nga punëtorja e Western Union. Pas marrjes së përgjigjes se nuk kishte para, të dyshuarit menjëherë kishin ikur.
Puna e mirë dhe e shpejtë operative e hetuesve policorë si dhe regjistrimet e kamerës në vendin e ngjarjes, kanë bërë që të dyshuarit të identifikohen dhe të prangosen.
Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.