Prishtinë, 18 dhjetor 2020 – Sot rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Informatë shtesë: 09:00
Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK-ja dhe gjendja e tij është stabile.
Ndërkohë që po vazhdojnë veprimet policore me fokus zbardhjen e plotë të ngjarjes.