Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje e armatosur

Pejë, 19 dhjetor 2014
Policia e Kosovës pranë DRP Pejë, është njoftuar me datën 19.12.2014 në orën 11:04 se në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë, derisa viktima Bekim D., ishte duke qarkulluar me veturën Kombi ngjyrë e bardhë me targa vendore, pronë e SH.P.K ‘Dukagjini’, një veturë e tipit ‘Golf 2’ me ngjyrë hiri i ka ndërprerë rrugën dhe e ka detyruar viktimën që të ndalojë dhunshëm mjetin në rrugë. Nga vetura e dyshimtë (Golf) ka dalë një person me një armë të gjatë në dorë dhe pasi ka shtënë një herë në ajër e ka detyruar viktimën që të zbres nga mjeti ‘kombi’, e më pas të dyshuarit kanë grabitur mjetin kombi dhe me shpejtësi me të dy automjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë kanë reaguar efektivët policorë, NjRSh (Njësiti për Reagim të Shpejtë), Njësiti i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe njësite policore të stacionit policor në Pejë, pas një pune intensive kanë arritur të gjejnë mjetin, kombin e viktimës, në pyllin e fshatit Rosujë -Pejë, ndërsa në këtë mjet kishte të ngarkuara cigare, gjithsejtë 136 pako në vlerë 74.800 euro. Njësitë policore janë vënë në ndjekje të të dyshuarve, është njoftuar edhe njësiti K-9 që të dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është njoftuar edhe prokurori përkatës për të bashkëvepruar lidhur me këtë rast.Të dyshuarit kanë qenë me maska të zeza të vendosura në kokë dhe pas braktisjes së kombit të grabitur kanë ikur në drejtim të panjohur. Vetura e të dyshimtëve ka qenë pa targa të regjistrimit. Patrullat dhe njësitet relevante janë venë në ndjekje të të dyshimtëve dhe deri në momentin që po raportojmë nuk është arritur të arrestohen të dyshuarit. Në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës me të cilën kanë shtënë të dyshuarit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje