Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje e armatosur

24.02. 2014, f. Prelez – Ferizaj
Pas punës së suksesshme operative në terren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, mbrëmë dhe sot kanë arrestuar katër persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale: “Grabitje me armë” e ndodhur dy javë më parë në pikën e karburanteve “Eida petrol” në fshatin Prelez të Muhaxherëve. Ngjarja ka ndodhur me 10.02.2014, kur të dyshuarit, tani të arrestuar: R.I (25 vjeç), F.J. (39 vjeç), V.R. (25 vjeç), të tre nga fshati Prelez, në bashkëveprim me të dyshuarin e katërt, (K.B.), nga fshati Muzeqinë, me armë të gjata dhe të maskuar, kanë hyrë me forcë në pompën e benzinës dhe në marketin e saj kanë grabitur arkën me rreth 2.000 Euro para.Gjatë bastisjeve të kryera në lokacione të ndryshme të të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar: – 1 (një) pushkë gjysëm automatike me një karikator dhe 3 fyshekë të kalibrit 7.62 mm, dhe- 1 (një) revole të tipit “Class Totun Magnum” me një fyshek të kalibrit 9 mm; Pas intervistimit, të dyshuarit e kanë pranuar veprën e kryer dhe me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.Në peridhën kohore nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në shkurtin e këtij viti, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve në Prishtinë, kanë arritur të shkatërrojnë tri grupe të rrezikshme grabitësish, të cilët kishin kryer 7 grabitje me armë dhe me mjete të forta në Ferizaj dhe në Shtime. Në tri raste të grabitjeve në Ferizaj, ka pasur edhe persona të lënduar.Gjatë operacionit në këtë periudhë kohore, janë arrestuar 10 persona, 3 nga të cilët shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa janë konfiskuar edhe 3 revole dhe një pushkë gjysëm automatike.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje