Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje

28.10.2014 – fshati Lloshkobare, Ferizaj
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Ferizajt është njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Lloshkobare. Rasti ka ndodhur në kazinonë “Kajot” në këtë lokalitet. Sipas ankuesit, punëtor në kazinonë e lartpërmendur, rreth orës 00:06, në kazino ishin futur dy persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës (pistoletë) dhe duke e përdorur edhe “sprejin” lotsjellës, ia kanë marrë rreth 1035 (një mijë e tridhjetë e pesë) euro. Sipas viktimës, me të marrë portofolin me para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Për zbardhjen e këtij rasti janë duke punuar hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt. INFO SHTESËLidhur me rastin e lartshënuar, sot (3.11.2014) hetuesit e Sektorit Rajonal në Ferizaj kanë arrestuar K. M. 22 vjeç, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëveprim me një person tjetër, nën kërcënim kanë grabitur 1.035 euro nga viktima.Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa për të dyshuarin tjetër janë duke u ndërmarrë veprimet policore për arrestimin e tij.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje