Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Grabitje

Pejë 25.2.2014
Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjakovë, rreth orës 19:40 të datës 24.2.2014, është njoftuar se në rr. “Nëna Terezë” në Gjakovë, në zyrën e PTT nr. 5 dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës automatike AK-47 kishin kryer grabitje të armatosur.Menjëherë vendit të këtij rasti i janë përgjigjur njësite policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Të dyshuarit, në momentin kur viktima shtetasi shqiptar i Kosovës B. H. (1961) ishte në vendin e tij të punës në zyrën e PTT–së nr. 5, aty kishin hyrë dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës automatike AK-47 i kishin marrë rreth 300 euro, një telefon “Samsung”, si dhe kartela mbushëse të telefonisë “vala” 20×3 euro, 20×5 euro, 17×10 euro dhe menjëherë të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe njësitet e hetimeve në nivel lokal dhe rajonal së bashku me Krim-teknikën. Po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Menjëherë njësitë policore janë vënë në kërkim për kapjen e të dyshuarve të mundshëm të këtij rasti dhe hetuesit rajonalë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, janë duke punuar intensivisht për të identifikuar dhe arrestuar të njëjtit. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje