10.2.2014, Ferizaj
Sot rreth orës 02:40 minuta, në pikën e karburanteve “Eida Petrol”, e cila ndodhet në afërsi të fshatit Prelez i Muhaxherëve, (magjistralja Ferizaj –Prishtinë), ka ndodhur një grabitje, me ç’rast janë shfrytëzuar edhe armët. Sipas viktimës (F. B. 27 vjeç), punëtor në këtë pikë karburanti, tre persona të maskuar dhe me armë të gjata, kanë hyrë me forcë duke e sulmuar viktimën për të hyrë më pas në marketin e pompës. Në market e kanë marrë arkën me rreth 2 mijë euro para për t’u larguar pastaj në drejtim të panjohur. Hetues të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Ferizaj, kanë dalë në vendin e ngjarjes duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura lidhur me rastin. Ndërkohë, është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka autorizuar hetuesit e këtij sektori për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.