Prizren, 18 qershor
Rreth orës 22:15 minuta një i ri ka raportuar rastin në polici për shkak se i njëjti përderisa kishte qenë në një lokal në Sheshin Shatërvan ishte thirr nga i dyshuari N. D. kinse për të biseduar me te dhe pasi e kishte futur në një qorrsokak e kishte nxjerr një thikë me të cilën e kishte kanosur viktimën me qellim që t’ i’ a grabis telefonin “Aifon 6” në vlerë 750 euro. Pas raportimit të rastit, Policia e Prizrenit e ka identifikuar të dyshuarin të cilin e kanë kërkuar në shtëpinë e tij. I dyshuari me t’ a parë policinë kishte ikur në drejtim të panjohur ndërsa prindërit e të dyshuarit kanë qenë bashkëpunues me policinë dhe kanë arritur që telefonin e grabitur t’ a kthejnë në stacion i cili i është dorëzuar viktimës. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt.