Mitrovicë, 16 dhjetor 2014
Një rast ‘grabitje’ është raportuar pas mesnate së stacionin policor jugu Mitrovicë, policia me urgjencë i është përgjigjur informacionit të pranuar përmes telefonit nga ana e viktimës, të raportuar rreth orës 00:28, të datës 16 dhjetor 2014.Me të arritur në vendin e ngjarjes, përkatësisht në rrugën “Elmaz Peci” njësitë policore hasin në viktimën 31 vjeçar, shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i RKS.Sipas viktimës bëhet e ditur se derisa ai ishte duke u kthyer për në shtëpi në rrugën e lartcekur përnjëherë i ishin paraqitur tre persona me të veshura të zeza e kapele në kokë, të cilët fillimisht e kishin sulmuar fizikisht dhe njëkohësisht në qafë ia kishin vënë një mjet të metaltë, ku viktimës ia kishin pamundësuar të reagonte, e në këtë gjendje personat e maskuar nga viktima kanë grabitur 130 euro.Viktima e rastit pas trajtimit mjekësor të bërë në spitalin rajonal të Mitrovicës më pas është liruar. Nga deklaratat e siguruara nga viktima për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë, policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje’.