Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjueti e kundërligjshme dhe armë mbajtje pa leje, sekuestrohen 7 armë në Prizren

Prizren, 17 Nëntor 2024
Në Kosovë është hap sezoni i gjuetisë por gjuetia është e lejuar vetëm me kushte të caktuara dhe në vende që janë të licencuar nga ministria përkatëse, në zonë e Prizrenit nuk ka ndonjë zonë ku është e lejuar gjuetie.
Për ndryshe shumë të pasionuar pas gjuetisë nuk po i përfillin rregullat dhe ligjet në fuqi .
Lidhur me këtë me datën 17.11.2024, në orët e hershme të mëngjesit, Stacioni Policor Prizren veri ka zbatuar një plan operative me qëllim të parandalimit të veprave të tillë . Gjatë zbatimit të planit operativë hetuesit dhe policët e patrullës të Stacionit Policor Prizren Veri kanë arritur i ti ndalojnë 5 persona dhe janë sekuestruar 7 (shtatë ) armë 3 (tre) nga ato pa leje adekuate nga organet përgjegjëse, gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 (katër) radio marrës dhe municioni përkatës.
Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve dhe janë hapet rastet për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe “Mbajtje , kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje