Ne fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, gjatë ahengut familjarë (dasmës), policia në Suharekë pranoj një informacion se ka të shtëna nga arma e zjarrit.
Zyrtarët policorë intervenuan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes duke identifikuar edhe personin e dyshimtë i cili kishte shtënë me armë zjarri. I njëjti pranoj dhe në vendin e ngjarjes e dorëzoj një pistoletë të tipit Zoraki Mod 914 B, kalibër 8 mm, një karikator dhe një gëzhojë të shkrepur nga e njëjta armë.
Në lidhje më këtë rast policia e informoj prokurorin e shtetit dhe filloj një kontroll. Gjatë realizimit të kontrollit, një person tjetër i dyshimtë u gjet në posedim të armës AK47, kalibër 7.62 mm.
Policia sekuestroj në cilësinë e provës materiale armët e gjetura, ndërsa të dyshimtit N.G i lindur në vitin 1969 dhe H.G i lindur në vitin 1977, u ndaluan në mbajte në afat prej 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.
Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura.