Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjuajtje me armë zjarrin në Suharekë, dy persona të arrestuar

Prizren, 09 Nëntor 2022
Me datë 08 Nëntor 2022, rreth orës 17:30, Stacioni Policor Suharekës ka marrë një informatë se te pompa e derivateve “Shell” në magjistrale Suharekë -Prizren në fshatin Shirokë, KK Suharekë ka pas gjuajtje me armë zjarri.
Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes, në vend ngjarje kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që I dyshuar I parë A.B. 27 vjeçar dhe I dyshuari I dytë M. B. 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.
Në këtë rast i dyshuari i parë e ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër.
Ekipet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, personat e përfshirë në rast janë arrestuar.
I dyshimti kishte përdorur armën me leje, arma me 14 fishkë është sekuestruar,
Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje