Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie , kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritarës . Me këtë veprim , i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes.
Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt . Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar.
Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje