Stacioni Policor në Gjakovë, ekipet patrulluese në kuadër të këtij stacioni, në vazhden e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe në mënyrë që të krijojnë siguri në rrugë, kanë ndërmarrë veprime ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, ndaj shoferit i cili në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në pjesën e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 178 km/h. Shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro. Përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe pesë (5) pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.