Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet qytetari në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka identifikuar personin, i cili me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke përdorur në automjetin e tij drita rrotative ( ngjyrë të kuqe dhe të kaltërt). Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’ që e ka shkarkuar nga rrjeti social ‘’TikTok’’
Policia, e ftoi shoferin SH.B (M/K) 23 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë dhe ju konfikua edhe pajisja , sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Komento
Ndaj
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje