Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte hedhur mbeturina në afërsi të lumit që derdhet në ujjësjellësin ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’
Policia, e ftoi qytetarin A.D (M/K) 21 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit dhe ju shqiptua dënimi prej 700 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët për bashkëpunim, që për të gjitha rastet e ngjajshme, si kjo e hedhjes së mbeturinave, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, apo drejpërdrejt inspektorët e komunës përkatëse.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.