Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 134 km/h

Mitrovicë, 20 shkurt 2023

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 134 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, tri (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje