Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobitet kundërvajtësi i cili ne zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 124 km/h

Vushtrri, 03 Gusht 2022
Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 124 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një (1) vit.
Masa ligjore do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje