Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobë ndaj tre shoferëve në Ferizaj që drejtuan automjetet e tyre nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit

Ferizaj, 08/04/2024
Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj në tri raste të ndara në rrugët magjistrale Ferizaj-Kaçanik dhe Ferizaj-Shtime ka ndaluar tre shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë kundërvajtëse, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferëve policia u ka shqiptuar nga një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje