Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:35 të mëngjesit, ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h.
Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.