Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 23.05.2024 në dy raste të ndara, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Këto kundërvatje janë identifikuar përmes dronit të policisë.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative (vetëm për shtetasin kosovar) dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.
Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.