Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobë ndaj dy shoferëve për tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 08:25 ka ndaluar shoferin e parë F.S (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili me veturën e tij shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, më saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt.
Pak minuta më vonë, në ora 09:00, në të njëjtin lokacion policia ka ndaluar shoferin e dytë V.H ( F/K) e moshës 30 vjeçare, e cila me veturën e saj shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë.
Në lidhje me këtë policia ndaj dy shoferëve u shqiptoi nga një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe nga tre (3) muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Shoferët në tërësi e pranuan kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje