Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot nga ora 09:00 në rrugën magjistrale Ferizaj- Shtime, saktësisht në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndërrmarë një aksion për kontrollimin e automjeteve me radarë për shpejtësi, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Gjatë këtij aksioni në orën 09:28 policia ka ndaluar shoferin R.R (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 80 km/h, zhvilloi shpejtësi 117 km/h dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro dhe 2 pikë negative.
Në ora 10:00, policia ndaloi shoferin tjetër E.S (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje, ku në zonën e kufizimit 80 km/h zhvillloi shpejtësi 133 km/h dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Në ora 10:05, policia ndaloi shoferin tjetër I.E (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkaktoi kundërvajtje, ku në zonën e kufizimit 80 km/h zhvillloi shpejtësi 117 km/h dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro dhe 2 pikë negative .
Në ora 11:28, policia ndaloi shoferin tjetër B.A (M/K) i moshës 27 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje, ku në zonën e kufizimit 80 km/h zhvilloi shpejtësi 132 km/h dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.