Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjobat në komunikacionin rrugor gjatë 24 orëve në rajonin e Ferizajt

Gjatë 24 orëve të fundit policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 265 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 68 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 15 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 14 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 5 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 5 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 4 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 4 gjoba
– Kundërvajtje të ndryshme nga motoçiklistë, 1 gjobë
– Të tjera, 149 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje