Me datën 26.05.2024 rreth orës 11:05 ankuesi mashkull kosovar serb nga fshati Mogillë komuna e Kllokotit ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, nën rrënojat e një shtëpie të vjetër e cila ishte e ndërtuar nga material i dobët (tulla balte dhe çati të rrënuar), shtëpi e cila sipas ankuesit ka qenë e pa banuar që para vitit 1999 ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësitet policore relevente kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Nga hetimet para mësohet se mjeti i dyshuar ishte një granatë dore dhe në bazë të këqyrjes së vend ngjarjes ku është gjetur dhe gjendjes së mjetit (i ndryshkur në tersi) granata e dorës dyshohet se në vendin e ngjarjes ka qenë prej shume vitesh (dyshohet se është që nga paralufta).
Mjeti i dyshuar nga vendi i ngjarës është tërhequr pa asnjë pasojë nga njësitet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në lidhje me rastin në fjalë është përpilohet vetëm një shënim zyrtar pasi që nuk janë gjetur elemente të kryerjes së veprimeve penale.