Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet substancë e dyshuar e llojit ‘Heroinë’

Pejë, 27 nëntor 2014
Policia e Kosovës, përmes mënyrave të saj ligjore për mbledhjen e informacioneve relevant,e që mund të qojnë në parandalimin dhe zbulimin e veprave penale dhe aktiviteteve ilegale, që mund të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, sot me datën 27.11.2014, ka pranuar një informatë që disa persona të panjohur kishin fshehur një çantë të dyshimtë në një lokacion të caktuar, që gjendet në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.Njësitet relevante policore menjëherë kanë ndërmarrë veprime policore dhe në lokacionin e dyshuar kanë gjetur çantën e dyshuar, në të cilën është gjetur një substancë narkotike që dyshohet të jetë drogë e llojit “Heroinë” Menjëherë në këtë vend kanë dalë edhe njësitet tjera relevante policore për të zhvilluar veprimet e nevojshme policore. Substanca e dyshuar është konfiskuar nga njësiti i antidrogës DRP-Pejë dhe është bërë edhe matja e kësaj substance, e cila ka peshuar mbi shtatë (7) kilogramë. Hetuesit policorë janë në proces të identifikimit dhe të arrestimit të personave të dyshimtë, në mënyrë që sa më parë të sillen para organeve të drejtësisë. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje