Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet një granatë minahedhësi në rrugën e Tiranës në Prishtinë

Prishtinë, 13 janar 2014 – Sot në orën 08:40 policia ka marrë një informacion lidhur me prezencën e një mjeti shpërthyes në rrugën e Tiranës në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut dhe për të parandaluar ndonjë shpërthim eventual.Në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësia e specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese, të cilët menjëherë kanë filluar kontrollimin në vendin e ngjarjes për të gjetur dhe për të konstatuar se për çfarë mjeti eksploziv bëhet fjalë.Kontrolli i detajuar i vendngjarjes ka rezultuar me gjetjen e mjetit shpërthyes, granatë minahedhësi, e cila në orën 11:15, në mënyrë të kontrolluar nga njësitet e FSK-së, është tërhequr nga vendi i ngjarjes.Për shkaqe sigurie përgjatë periudhës së kontrollimit të vendngjarjes dhe kërkimit për mjetin shpërthyes policia ka bllokuar segmentin e rrugës ku është gjetur mjeti shpërthyes për ta liruar në 11:30 për qarkullueshmëri normale.Në ndërkohë, mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendit të ngjarjes policia ka nisur me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje