Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjendet 31 vjeçarja e raportuar si e zhdukur

Skenderaj, 8 janar 2014
Me datën 22.10.2013 në stacionin policor të Skenderajt ishte raportuar si e zhdukur V. G. 31 vjeçare dhe që nga kjo datë policia ishte vënë në kërkim të personit të zhdukur, njëkohësisht përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar identiteti i personit të zhdukur ishte përcjellë edhe në shtetet e rajonit. Ndërsa me datën 7 janar 2014 autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Kosovës se personi i zhdukur me të dhënat e kërkuara nga Policia e Kosovës është hasur në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pas procedurave administrative të pranim-dorëzimit, në pikën kufitare me Shqipërinë, në Qafë-Prush, 31 vjeçarja është sjellë në stacionin policor të Skenderajt, për të vazhduar me procedura intervistuese. Marrë parasysh rrethanat e paraqitura, veprimet e ndërmarra nga ana e personit të zhdukur kishte rezultuar me dyshime të bazuara dhe faktike të veprës penale ‘braktisje e fëmijës’ nga neni 250 par.1 dhe 2 të KPRK, si dhe të veprës penale ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ neni 146 par.1 të KPRK. Me urdhër të prokurorit të rastit ndaj të dyshuarës fillimisht është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Me datën 8 janar 2014 lënda është dërguar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega në Skenderaj, ku me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake për çështjet penale të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje