Sot, hetuesit policor të Stacionit Policor “Veri” në Prizren, zbatuan një urdhër kontrollë të Gjykatës Themelore në Prizren, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një person i dyshuar.
Gjatë zbatimit të urdhrit dhe kontrollit në shtëpi zyrtarët policor të cilët kishin marrë veprimet hetimore paraprake ndaj të dyshuarit J.J, i lindur në vitin 1971, duke u bazuar në dyshimin e arsyeshëm gjeten se i dyshimti kishte në posedim armë ilegale.
Kontrolli i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse u krye në prezencë të avokatit mbrojtës dhe hetuesit policor gjetën një armë të tipit pushkë automatike AK47, prodhim kinez.
Në lidhje më këtë rast në konsultim me prokurorin e shtetit policia inicioj rastin të klasifikuar si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.