Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjatë muajit Korrik 150 automjete me regjistrim të skaduar të larguara nga komunikacioni rrugor

Rajoni i Mitrovicës, 6 gusht 2021
Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me angazhimet operative në fushën e sigurisë, ku Njësia e Reagimit të Shpejt vazhdon me angazhim dhe përkushtim maksimal në mbështetje të njësive dhe sektorëve të tjerë në nivel rajoni.
Në mbështetje dhe zbatim të planeve operative “Sezoni veror” 2021, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në vazhdimësi është duke operuar në mbështetje të stacioneve policore në nivel rajoni, ku rezultatet janë evidente si në fushën preventive, po ashtu reaguese, ku vetëm gjatë muajit korrik, zyrtarë policorë të kësaj njësie gjatë kontrollit në trafik kanë ndaluar dhe identifikuar 150 automjete me regjistrim të skaduar.
Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, dhe 150 automjete identifikuara në qarkullim me regjistrim të skaduar u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.
Mbështetja e njësisë së NJRSH-së, po reflekton në parandalim dhe efikasitet në angazhim të përgjithshëm për siguri në trafik dhe rendin publik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje