Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ftesë për media

Prishtinë 24 korrik 2015,Në shenjë kujtimi dhe nderi lidhur me përvjetorin e katërt të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, kolegut Enver ZYMERI, me datën 26 korrik 2015 në Mitrovicë organizohet vrapim me moton “Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymerit”. Njoftohen të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në vrapim, se gara do të mbahet me 26 korrik në orën 17:00, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 15:00, në zonën para ndërtesës së komunës së Mitrovicës.Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.Ashtu siç është bërë publike njoftimi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës, ku disa rrugë kohë pas kohe do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor.Andaj përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë që të dielën me 26.07.2015, ora 17:00, të merrni pjesë dhe të përcillni këtë aktivitet i cili i dedikohet Heroit të Kosovës Enver Zymeri.Ftohen të gjitha mediat të marrin pjesë dhe të përcjellin këtë aktivitet të rëndësishëm, i cili mbahet me rastin e përvjetorit të katërt të rënies së Heroit Enver Zymeri.Njëkohësisht i falënderojmë të gjitha institucionet për bashkëpunim dhe përkrahje në organizimin e përbashkët të këtij vrapimi.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje