Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes dy drejtorëve të dy policive (Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit), për patrullime të përbashkëta në disa akse rrugore sot, më 1 korrik 2021, filloi së zbatuari ky memorandum.
Sot, grupi i parë i zyrtarëve policorë të trafikut nga PK-ja, do të fillojnë patrullime në territorin e Republikës së Shqipërisë, pastaj do të vazhdohet me grupet tjera.
Vëmendje: për të gjithë drejtuesit e automjeteve (jo vetëm për ata që shkojnë në Shqipëri), të respektohen rregullat dhe shenjat e trafikut, të kihet kujdes maksimal në sigurinë në trafik. Respektimi i rregullave dhe kujdesi në trafik, shpëton jetë!