Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fëmijët e Qendrës Sociale – Edukative “SOS kopshti” vizituan Policinë e Kosovës

Prishtinë, 08 dhjetor 2021
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, u realizua një vizitë në ambientet e Policisë nga fëmijët e Qendrës Sociale – Edukative “SOS Kopshti” në Prishtinë.
Në kuadër të kësaj vizite në Polici, fëmijët patën rastin të takojnë zyrtarë policorë nga njësite të ndryshme si: Policia në komunitet, Njësiti i trafikut, Njësiti me qenë ‘K-9 ‘ si dhe zyrtarë nga Qendra Operative Komunikuese.
Kjo vizitë e mirëpritur nga Policia dhe vetë fëmijët, rezultoi me njoftime dhe biseda policore për fëmijët, si dhe me ndarjen e disa dhuratave modeste të dhuruara nga ministria dhe Policia e Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje