Falë bashkëpunimit me qytetarë, Stacioni Policor në Gjakovë identifikon dhe gjobitë dy shoferë të automjeteve për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit rrugor
Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informacion nga qytetarët për shkeljen e rregullave të komunikacionit rrugor nga dy shoferë në qytetin e Gjakovës. Pas një aktiviteti hetimor është arritur të identifikohen shoferët e dy automejeteve ndaj të cilëve janë ndërmarrë masa ndëshkimore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Njërit nga shoferët ju është shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro dhe një (1) pikë negative për shkak të rrëshqitjes dhe rrotullimit të rrotave të mjetit në vend, ndërsa shoferit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 60 euro për shkak se ka lejuar që pasagjeri të dal me pjesën e trupit jashtë mjetit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdoj me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor. Po ashtu Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482
Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.