Më datën 19.04.2021, me punën operative dhe me aktivitetet në teren patrulla e sektorit SP Leposaivq, e ka gjetur një automjet të udhëtimit- automjetin me veprim motorik i markës Golf-2, ngjyrë e zezë, pa targa të regjistrimit, i cili me shumë gjasë ka marrë pjesë në incidentin (aksident trafiku me pasoja atale), më datën 17.04.2021, me ç’ rast një person NN ka humbur jetën në vend. Pas incidentit, automjeti për të cilin ekziston dyshimi i bazuar, nuk ka ndaluar, vetëm është larguar nga vendi i ngjarjes.
Automjeti i gjetur, është dërguar me shërbimin e tërheqjes (merimangës), është dërguar nga PS Leposaviq, për hetim të mëtejmë.
Hetimi për këtë rast drejtohet nga (NjRTRr) Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor- DRP Mitrovicë- Veri