Eprorë të lartë të Policisë së Kosovës, pjesëmarrës në Konferencën e 59-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Denver, Kolorado (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
Kolonel Florie Hajra dhe Nënkolonel Luan Keka, të diplomuar në Akademinë Kombëtare të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI), morën pjesë në konferencën vjetore të organizuar nga Asociacioni i Akademisë Kombëtare të FBI-së prej 29 korrik – 2 gusht 2023. Në këtë konferencë marrin pjesë kryesisht udhëheqës policor të diplomuar nga kjo Akademi, në mesin e të cilëve janë edhe Kolonel Hajra dhe Nënkolonel Keka.
Temat që u diskutuan në sesionet trajnuese ishin të rëndësishme dhe inovative, po ashtu u shkëmbyen përvoja profesionale në fushën e sigurisë.
Pjesëmarrja në këtë konferencë mjaft të rëndësishme u mundësia nga ICITAP-i dhe Ambasada e SHBA-së si partner strategjik dhe të përhershëm të Policisë së Kosovës, që në vazhdimësi përkrahin Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve si dhe avancimin e stafit te PK-së me trajnime të avancuara në qendrat më prestigjioze të sigurisë në Shtetet e Bashkuara.