Prishtinë 27th January 2015, 13:00 hours
As a continuance of informing regarding the flow of protest, we inform you that the protest is going on peacefully, while police units are taking care for providing security, public peace and order.
It is worth mentioning that police plan in the aspect of security is being implemented as planned, in providing security for all citizens, public peace and order, as well as increasing the safety perimeter around special importance facilities.
Kosovo Police continues to recognize the citizen’s right for public gatherings, free speech in public gatherings, in accordance with the Constitution of the Republic of Kosovo and laws on power and has no intention of preventing unannounced protest and free movement for citizens as declared by the organizers.
But, at about 12:45 minutes, after the inciting speeches by organizers, a group of some protesters began attacking police officers throwing various items, hard items, pyrotechnical means in the direction of police units which were forced to intervene to prevent such attacks, using legal police tools.
Kosovo Police calls protesters to protest peacefully and not fall prey of provocations.
Komunikatë për media Nr.1.
Informacione lidhur me protestën e paparalajmëruar për datën 27 janar 2015
Prishtinë 27 janar 2015, ora 08:00
Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën/demonstratën e paparalajmëruar siç parashihet me Ligjin mbi tubimet publike, e cila pritet të mbahet sot në orën 12:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar urdhrin operativ.
Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është:
*Siguria e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit.
*Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestës.
*Ndërmarrja e masave të nevojshme operative policore, për të siguruar që protesta të kalojë pa ndonjë incident dhe qytetarët-pjesëmarrësit të shprehin në mënyrë demokratike në kuadër të suazave ligjore protestën e tyre.
*Ndërmarrja e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative dhe akteve kriminale që mund të shkaktojnë jostabilitet, që në çfarëdo mase do të rrezikonte qetësinë publike etj.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, lëvizja e lirë dhe mbarëvajtja e qetë e kësaj proteste është prioritet i planit të PK-së, mirëpo nuk do të tolerohet shprehja në çfarëdo forme e akteve të dhunës, sulmeve të mundshme ndaj personave fizikë, juridikë si dhe dëmtimit të pronës shoqërore dhe atyre private.
Policia e Kosovës beson në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se protesta do të kalojë e qetë pa incidente dhe nuk do të bien pre e provokimeve të mundshme.