Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj, priti në takim ekipin e Policisë së Kosovës në futboll, e cila është shpallur Kampion në turneun ndërkombëtarë të mbajtur në Poreç – Kroaci.
Turneu është mbajtur me 17 deri 22 shtator, në të cilin kanë marë pjesë 17 shtete nga e gjithë bota, duke pëfshirë Kosovën.
Me këtë rezultat të arritur ekipi i Policisë së Kosovës, ka dëshmuar edhe njëherë disiplinën, përkushtimin dhe angazhimin e saj profesional në fusha të ndryshme, duke përfaqësuar dhe njëherit paraqitur imazh pozitiv të institucionit policor dhe të vendit para 17 vendeve të botës, duke triumfuar në pozitën e parë në këtë garë sportive të institucioneve.