Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

E bëri për spital dhe iku

Prizren, 12 nëntor
Rreth orës 13:10 minuta, një shofer i panjohur i cili po e drejtonte një automjet të llojit “VW Passat” në rrugën “Ismet Jashari”, e ka përplasur një çiklist për asfalt dhe ka ikur në drejtim të Sheshit Shatërvan e më pas ka humbur gjurmët. Qytetarët e rastit i kanë ndihmuar të lënduarit dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Hetues të aksidenteve të trafikut kanë kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes ku ishte edhe prokurori i shtetit. Pas mbledhjes së informatave të duhura dhe analizimit të tyre është bërë i njohur identiteti i shoferit i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Sot i njëjti është arrestuar në fshatin Lubiqevë. Gjatë kontrollit është konstatuar se vetura nuk kishte regjistrim por posedonte targa të parregullta. Në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje