Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dy zyrtarë nga Universiteti Policor Brandenburg i Gjermanisë po qëndrojnë në vizitë disa ditore në Policinë e Kosovës

Prishtinë, 12 qershor 2024
Nga data 03-14 qershor 2024, dy zyrtarë policorë nga Universiteti Policor Brandenburg në Gjermani janë në implementim të një “Programi Intershipi” me Policinë e Kosovës, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira profesionale policore ndërmjet dy institucioneve policore, i cili bazohet në deklarimin e përbashkët për bashkëpunim të realizuar gjatë vizitës në fund të vitit 2023 nga Policia e Kosovës në Universitetin Policor të Brandenburgut në Gjermani.
Zyrtarët e përfshirë në programin e intershipit kanë kaluar në shumë fusha të detyrave policore, ku janë përfshirë të gjitha departamentet policore si dhe institucione e partnerë të tjerë të sigurisë dhe drejtësisë, gjithmonë duke promovuar dhe duke treguar nivel të lartë të profesionalizmit dhe integritetit nga një vend siç është Republika e Kosovës.
Ky program është vlerësuar lart dhe konsiderohet si bazament i thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve si dhe mundësisë për avancim dhe zhvillim profesional, ku si parim bazë është shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje