Prishtinë, 09 maj 2014 – Njësiti i trafikut të qytetit tëPrishtinës, në kuadër të punës së tij për parandalimin eveprave të kundërvajtjes në komunikacionin rrugor si dhesanksionimin e shkelësve të kodit rrugor sot ka shqiptuar një numër të madh të masave administrative ndaj shkelësve të këtij kodi, ndërkohë që përgjatë ushtrimit të autorizimit policor ka arrestuar tre persona. Kësisoj rreth orës 16:30, në rrugën “ Iljaz Kodra” në Prishtinë përderisa policia ka qenë duke i shqiptuar masën administrative për kundërvajtjen e bërë në komunikacion,shoferi i një makine ka shfaqë shenja agresiviteti dhe mosbashkëpunimi me policinë duke shkuar edhe më tej me ndërmarrjen e veprimeve të dhunshme dhe sulmit ndaj policisë. Në të njëjtën kohë ky agresivitet dhe këto veprime të dhunshme janë përkrahur edhe nga ana e pasagjerit që atë moment gjendej në veturë. Natyrisht për të ushtruar autorizimin dhe kompetencën policore si dhe për të neutralizuar këto veprime agresive si dhe eskalimin e mëtejmë të situatës policia ka arrestuar;
o S. Agolli, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
o A. Veselaj, femër, 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve prokurori kujdestar ka ushtruar masën e arrestit policor prej 48 orësh për veprën, sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, të cilët më pas janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë për hetimin e mëtejmë. Ndërkaq që ngjarja po zhvillohej dhe policia po vënte situatën nën kontroll në vend ngjarje është shfaqur edhe i dyshuari;
o K. Tërnava, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, I cili ka rastisur që të jetë fotograf i një portali informativ, porse me veprimet e tij në rrethanat e caktuara ka ndikuar që të pengohet policia në ushtrimin e plotë të kompetencës dheautorizimit policor.
Ndaj të njëjtit, pas shqyrtimit fillestar të rrethanave specifikeme rekomandimin e prokurorit kujdestar në procedurë të rregullt është iniciuar rasti për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Vlen të theksohet fakti që të njëjtit policia i ka ofruar mundësinë e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore por ai ka refuzuar ato duke i parë si të panevojshme. I njëjti është liruar nga policia pas kompletimit të veprimeve hetimore e procedurale.Për hir të korrektësisë Policia e Kosovës edhe njëherë ri konfirmon vlerësimin e lartë të marrëdhënieve tejet të mira me të gjitha mediat vendore dhe ato ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë konsideron se ndodhja e rasteve të caktuara nuk ndikon assesi në relacionet dhe imazhin e përbashkët polici-media, duke futur në këtë sfond përjashtimin e mundësisë për raportim jo korrekt dhe të paanshëm nga ana e medias. Për më shumë sigurojmë opinionin publik se në të gjitha rastet kur konsiderohet se veprimi policor ka vend për përmirësim ne do të korrigjohemi me përpikëri, ndërsa në raste eventuale të shkeljeve më të rënda drejtoria kompetente për të trajtuar veprimet policore si dhe Inspektorati Policor do të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë.