Me datën 30 mars, në orët e pasdites, në dy vende të ndryshme kanë ndodhur dy raste të dhunës së ushtruar nga anëtarët e ngushtë të familjes. Rasti i parë është regjistruar në fshatin Sopijë e Suharekës me ç’rast i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe vëllait të tij. Gjatë këtij sulmi lëndime ka pësuar nëna e të dyshuarit e cila ka kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve në syrin e djathtë. Për ta arrestuar të dyshuarin policia është detyruar të përdor “Sprej” .Ndërsa rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Astrazup i Malishevës. Sipas raporteve hetimore thuhet se e dyshuara e gjinisë femërore e ka sulmuar nënën e saj. Kjo është konstatuar edhe me raport mjekësor. Në të dyja rastet, prokurorë të shtetit kanë nënshkruar vendimet për ndalimin e të dyshuarve për ushtrim të dhunës në familje. Në të dyja rastet kanë qenë të përfshirë hetuesit primarë kundër dhunës në familje.