Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, vazhdon me zbatimin e planit operativ “siguria në trafikun rrugor” me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, gjatë muajit prill, kanë ndërmarr një sërë aktivitetesh bazuar në planin operativ “Siguria në trafikun rrugorë”.
Në zbatim të planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor “, janë ndërmarrë masa të duhura preventive me qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve. Në zbatim të këtij plani, dhe planeve të tjera operative, gjatë muajit prill janë shqiptuar gjithsej 6125 gjoba të trafikut dhe janë konfiskuar si masë mbrojtëse 166 patentë shoferi. Prioritet në planet operative, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë, identifikimi dhe marrja e masave në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugorë ndaj kundërvajtësve të cilët drejtojnë automjete nën ndikim të alkoolit, përdorin telefonin e dorës gjatë ngasjes, bëjnë tejkalime të parregullta, tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes etj. Gjatë muajit prill ndër të tjera janë shqiptuar:
· 2567 gjoba për tejkalim të shpejtësisë,
· 271 gjoba për tejkalimet e parregullta (në vendet e ndaluara),
· 212 gjoba për kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes kanë përdorur telefonin e dorës,
· 657 gjoba për mos vendosje të rripit të sigurisë,
· 32 gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave (për kundërvajtje të ndryshme) etj.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë.