Më, 19 gusht 2021, Policia e Kosovës, Njësia e Policisë në Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan dhe eprorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Pogragjë të Gjilanit.
Duke u bazuar në strategjisë e re të policisë të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, ka nisur takimet e para për themelimin i KLSP -ve që nënkupton edhe rëndësinë dhe kontributin e komunitetit dhe partnerëve tjerë të sigurisë, që së bashku me Policinë e Kosovës të ofrojmë siguri të qëndrueshme në parandalimin dhe mbrojtjen nga ngjarjet që mund të kërcënojnë sigurinë publike.
Në këtë takim u diskutua rreth identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe dukurive të ndryshme negative dhe me strukturat e fshatit u vlerësua si e nevojshme themelimi KLSP-së në këtë fshat.
Takimi i sotëm është mirëpritur nga banorët, të cilët shprehën vullnet për themelimin sa më shpejtë të KLSP- së në fshatin Pogragjë.
Policia rajonale e Gjilanit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë në identifikimin e problemeve që e rrethojnë këtë rajon dhe bashkërisht t’i zgjedhim këto probleme për një ambient të qetë dhe të sigurt.