Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren pranoi një “Letër falënderim” nga menaxhmenti i Shkollës së Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Prizren.
Ky falënderim, në shenjë mirënjohje, iu dedikohet djemve dhe vajzave të Policisë së Kosovës pranë kësaj drejtorie, për punën, angazhimin dhe profesionalizimin e treguar, duke arritur rezultate pozitive në parandalimin e fenomeneve dhe dukurive negative nëpër shkolla, duke përfshirë edhe parandalimin e narkotikëve.
Policia e Kosovës, duke përfshirë të gjitha drejtoritë rajonale policore, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe në parandalimin e veprimtarive kriminale.