Sot me datë 13.06.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtine – Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.
Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:
• Katër mijë (4000) euro
• Tri (3) revole
• Një (1) armë e gjatë
• Katër (4) karikatorë
• Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
• Një (1) automjet
• Tre (3) telefona mobil
• Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.
Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.