Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, në përkrahje të misionit të OSBE –së në Kosovë dhe Divizionit të Trajnimeve të PK-së, është duke realizuar punëtorinë një ditore me temën: “Parandalimi i trendeve të reja të delikuencës së të miturve dhe krimit”. Qëllimi i punëtorisë në fjalë është ndërgjegjësimi i zyrtarëve policorë për tendencat dhe krimet e reja të delikuencës së të miturve dhe pasojat e tyre në bashkësi.
Përveç kësaj, në këtë seminar pjesëmarrësit kanë mundësinë që të marrin informata edhe për risitë në kornizën ligjore (Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve).
Seminari në fjalë do të realizohet në të gjitha rajonet policore dhe planifikohet të përfundojë me datën 05.11.2020.
Realizimi i seminareve bëhet në respektim të plotë të masave anti Covid të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë!