Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Kolonel Afërdita MIKULLOVCI, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Shefin e Misionit te EULEX-it në Kosovë z. Lars-Gunnar Wigemark.
Ky takim u zhvillua në frymën e diskutimit për situatën e sigurisë në rajonin e Mitrovicës, gjegjesisht veriun!
Gjatë këtij takimi, Shefi i Misionit të EULEX-it, ka vlerësuar lartë dhe ka falënderuar Kolonel MIKULLOVCIN për punën, menaxhimin dhe gjithë angazhimin policor operativ në rajonin e Mitrovicës Jug dhe Veri, duke theksuar se në vazhdimësi Kolonel Mikullovci dhe Drejtoria Rajonale e Policisë, Mitrovicë Jug, kanë dëshmuar bashkëpunim të shkëlqyer edhe me mekanizmat tjerë ndër institucional në fushën e sigurisë dhe rendit.
Ndërsa Kolonel Afërdita MIKULLOVCI, ka falënderuar Shefin e Misionit të EULEX-it për vizitën, interesimin dhe fokusin për t’ biseduar për situatën e sigurisë ne veri, ku ndër të tjera kolonel Afërdita MIKULLOVCI ka theksuar se synim i përbashkët mbetet ofrimi i sigurisë dhe rendit për të gjithë qytetarët.
Në përfundim të takimit, Kolonel Afërdita MIKULLOVCI ka rikonfirmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, do të vazhdoj edhe më tej në koordinim dhe bashkëpunim të ndërsjellë!