Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga përfaqësues të policisë dhe të DOJ- ICITAP-it, Ambasada e ShBA-ve në Kosovë, realizuan takim me përfaqësuesit e Asociacionit Shqiptaro Amerikan për Zbatim të Ligjit, të kryesuar nga z.Elton Shametaj me bashkëpunëtor.
Në këtë vizitë e cila u cilësua mjaftë e ngrohtë dhe frytdhënëse, u diskutuan tema me interes për organizatën policore, për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellët, për komunitetin shqiptaro amerikan, shkëmbimin e informacioneve si dhe për ofrimin e përkrahjes së pakursyer ndaj Policisë së Kosovës.
Takimi rezultoi me shkëmbimin e pllakave mirënjohëse si dhe me gatishmërinë e vazhdimit të mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interest.